Buron Kaceli dhe veprat e tij artistike-Përgatiti Angela Kosta


“Mjeshtëri i Madh” Buron Kaceli lindi në Tiranë më 25 maj të vitit 1948.

Buron ka mbaruar Liceun Artistik dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve. 

Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka realizuar 12 ekspozita personale në Shqipëri, si dhe një ekspozitë në qytetin Dhrama në Greqi. 

Veprat e tij janë ekspozuar në: Beograd, në Paris dhe në Milano në kuadër të ekspozitave shtetërore të artit shqiptar. 

Buron Kacelit i ështe akorduar nga kritika italiane me “Çmimin e Kritikës” në një ekspozitë të përbashkët të piktorve italianë dhe shqiptarë dhe është vlerësuar me një çmim të parë në Kosovë, në qytetin e Gjilanit. 

Buron ka punuar në disa detyra të rëndësishme në administratën shtetërore dhe së fundmi si nëndrejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve. 

Ne Galerinë Kombëtare ruhen dhjetë vepra të tij. 

Buron Kaceli vazhdon ende krijimtarine e tij të larmishme artistike.

Përgatiti Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese