Buronja dhe libri i hapur i Çajupit në Buronja-Gezim Llojdia


Reportazh

Gëzim Llojdia

1.

Buronjat e famshme të Kuçit.Ku janë?Vitet kalojnë.Dhe në kohëra ka jehonë.Ku janë burimet e famshme të ujit?A mund të ketë buronja pa burime.Në fund të fundit, a mund të qëndrojë emri:Buronja,pa burime?Buronjat tash janë një djerrinë .Sikur errësira e natës.Pa hënë.

Çfarë ndodhi, që burimet u thanë?Këto visare,që kanë ardhur nga pluhuri kozmik. Nuk mund të rrisin gjithmonë një popullsi pagane.Uji i këyre burimeve ishte i ardhur nga asteriodiët.Dhe ishte ujë i bekuar.

Kam një informacion mistik. Dikur,ata besimtarët vinin, që nga Greqia Nga të gjithë zonat .Ngarkuar me enë për të marrë ujë nga burimi i shenjtë .Është lumë i shenjtëruar për shkak të ardhjes nga asteroidi.Pra asteroidi është rrëzuar,jo rastësisht. Rrëzuar diku në një fshatë të shtetit fqinjë.Pas shumë kohëve.Besoj edhe shekujve.Dhe mbasi jetoi atje.Dhe lumi u tha një ditë. Dhe arsyea duket skeptike. Vendasit humbën arsyet. Zullumet priten në të tilla raste. Për të besuar, nuk besonin .Çfarë të besonin?Që uji ishte i ardhur nga qielli.Po pra këtë të besonin.Por,ata hiç nga kjo anë.

-Uji u la shëndetin, thonë lebrit. Dhe pëlciti në Shur të Kuçe , shumë km larg burimit të parë. Burimit origjinal. Burime të tjera pëlcitën në buronja.Këtu duhet shkruar një pllakë e vogël.

-“Për njerëzit e ngritur,ujërat që ju solle janë ende në këtë tokë ilire dhe në këtë shtrat rrjedhin,ç’praj shekujve…”

E kishim fjalën për ujërat .Se ujërat i japin jetë këtij vendi.Që të harlisen si në kopshtet e Edenit.Por burimet në buronja janë tharë tashëm .Mos vallë edhe këtu ishte ai faktor, që uji humbi në shtetin fqinjë?

2.

Lumi,ai që i jep jetë të uriturëve. Por lumi i Kuçe ndodhet në prag të një tharje masive. Është lajm i trishtë.Si mund të fshihet dhimbja?Ujërat e tij bredhin mes detrave të huaj. Dhe poezia ime është një vajtim. Që e ka ndjekur është si çmenduria. Nëse malli i saj shpërthen një ditë.Ajo derdh parfum mbi hidhërimin. Dhe nëse kjo ndodh në të vërtetë.Lumi gjithsesi ashiqare duket se po shteron. Dhe errësira e natës, do ta mbulojë. Nata është e ashpër e plotë tmerre. A nuk na ktheni dot hënën në drejtim të lumit mistik?Kush duhet ta bëjë këtë.Qeveria.Jo se jo.Populli.As që bëhet fjalë.Njerëzit e ngritur ,që në këtë truall kanë qen të shumtë në kohë të kohës. Sot ?Pra gjë që së bëhet?Ç’duhet të bëjmë?Ta lëmë lumin të thahet!S’kemi gjë në dorë .Është në dorë të alienve.Ne kemi një gjë në dorë.Që qeveria të ndali marrjen ujit për ta shkarkuar tej Pilurit në toka ose në prona të oligarkëve.Kaq e thjeshtë është gjëja.Lëreni Shushicën e saj në rrjedhën e Perëndisë.Kur ja ndryshoni drejtimin do tu zërë mallkimi lashtë.Lumi do shterojë.Ujërat e Shushicës janë të shenjta.Dhe nëse ju kërkoni me forcën e parave ta ndalni shenjtërinë. Do ta keni piskë, hesapin me Perëndinë. Tharja, që ka filluar është një kambanë alarmi. Jo e rastësishme. Perëndia ka sy,vesh që sheh e dëgjon,ç’bëhet në këtë tokën tonë të Zululandit. Kërkojnë ta devijonë nëpër tubacione të gjatë blu nëpër pyje,për ta nxjerr në Pilur dhe më tej te resortet buzë detit. Nëpër një rrjedhe të panjohur.Dhe çdo të ndodh,uji do të humbasi një ditë.Janë legjendat e lashtë që e thonë.Mos vini dorë. Atje ku është dora e Perëndisë.Besoj i keni parë shenjat e parë. Tharja e burimeve.Kush ka qenë në Buronja ka parë buronja, pa rrepe dhe pa ujë.Një vend, që dikur ishte mrekullia vetë.

Buronja : besoj nga emërtimi nga ku rrjedhin burimet. Rrepet shekullor të përmendur të rrahur edhe të përzhitur nga flaka e barotit, as gjëkundi nuk i gjen më.Cikli jetësor i tyre ka kaluar çdo limit.U plakën, dhe fletët rrëzuan.Definitivisht, si cdo dru.Buronja duhet transformuar për turistë si vend pritje. Burimet me ujët e shenjtëruar. Në antikitet lumi quhej Polyanthos.

3.

Kuçi është një kryqëzim rrugësh. Nga kohët e vjetra ,udhët e tij janë punuar me të gjitha mjetet.Lidhet me fshatrat e Tepelenës , Gusmarin te gryka e Shurit.Me fshatra e Gjirokastrës,me fshatrat e Sarandës,Fterë, Corraj,me fshatrat e Himarës, Kudhës,Pilur, me fshatrat e Vlorës,Kallarat Bolenë etj

…Kuçi si pjesë e Kurveleshit të poshtëm, ka një emër të madh në histori dhe ndër luftra.Mirëpo Gryka e Kuçit ,përbën një potencial të madh turistik në kushtet e sotme .Asaj gryke diku nga viti 1903, Andon Zakoja kthehej në Misir duke shkuar mes përmes saj. Çfarë pa gjatë atij udhëtimi,vargjet brilante të tij, janë zëra muzikore, mjaltë të ëmbëla. Shiko një strofë ç’thotë:Labëri sa i dua/Pyllet e kodrat e tua/.Ato gryka ata male/Ku dhe zogu shkon ngadalë./Shkëmbenj dhe shpella si thikë/Që ti shikosh të vjen frikë!Vende që mund të eksplorohen nga turistët. Dhe më poshtë, Çajupi përshkruan këtë parajsë me” gjuhë zemre”:

Gryk e Kuçit kush ka shkuar,

Dhe gjaku si ka qëndruar?

Udhëtari nga të vejë?

Mal këtej, mal andej,

Ndë mes një lum i habitur

Vërtitet duke buxhitur,

Lisa të gjër’e të gjatë

E bëjnë ditënë natë!

Anës lumit, ndënë hie,

Ç’faqetë një rrugë dhie.

Rrugë e ngushtë nëpër gjëmba

Mjerë kujt t’i shkasë këmba!…..

Dhe në Buronja më shfaqen këto vargje brilante të Çajupit, në një libër të hapur punuar mjeshtërisht në gur.Është një vepër artisti, që ka latuar vargjet e Çajupit.