BURRË DHE GRUA…
Gjithë jetën njeriu gjen dicka nga vetja,
Tek dikush që takon rastësisht,
Tërhiqet për ta besuar atë njeri,
Sic i beson vetes… paqësisht!
Gjeta ato që s’i kisha
Dhe Ti gjete tek Unë mungesat tua,
Ndaj u bashkuam si dy ingranazhe,
E që në fillim më thirre: “Grua”!
Unë pranova në heshtje,
Me një buzëqeshje!
Se burrë dhe grua s’të bën dot altari,
As fama e përbotëshme,
As shifrat marramendëse të një thesari,
Është nevoja për të qënë të plotë,
Për të jetuar të qetë,
Në këtë botë!
