Burri Im-Lefteris Papadhopoullos-Shqipëroi : Lefter Shomo


BURRI IM( ΑΝΤΡΑ ΜΟΥ)

Syve trimit tim të dashur

Rrugë dy e dy sokakë

Marr kë rrugë nga të dyja

Zemrën tënde të arrija.

Burri im, ti puthja ime

Perëndimi im e lindje.

Në të dashurit pëllëmba

Ulen ,rrinë dy pëllumba

Rri aty dhe një fajkua

Prej meraku të më shuajë.

Në të dashurit tim derë

Mbinë barishtet e harresës

Ku armiqtë mbollën farën

O ç’ mëkat, neve u ndamë.

Shqipëroi : Lefter ShomoK/ 545 l.p.α.