Buza më ish pjekur …
Seç mē zuri vapa
Malit duke bredhur
Ndënja te lofata
Një bilbil gjyzar
Këndonte aty
Mos të kishte par!
E pyeta për ty.
Ashtu me avaze
Bilbili këndonte
Më fryti maraze
Se , për ty s’tregonte.
Veshë për ty unë mbaja
Në qetësi rënë
Shihja nëpër pllaja
Mos të ndjeja zën.
Buza më ish pjekur
Vëndi s’po më mbante
Cigaren e ndezur
Buza , po e hante.
Te , ty moj milore
Udha seç më bie
Ku , ti po veroje
Rrëzë një lajthie.
Po , më digjte zjarri
M’u verbua syri
Se , si borë mali
Të zbardhonte gjiri.
Pimë ujë nëpër hone
Në ato burime
Unë nga buza jote
Ti , nga buza ime.
Aty bashkë mbetëm
Të par , sy më sy
Nuk verove vetëm
Por , veruamë të dy.
