Buzëdetit
Ti më pyet: nga ky udhëkryq i heshtur,
A dilet, nëse hedhim qoftë dhe një hap pa mund?…
E unë ta kthej: jo, jo, ka një jetë që të kam gjetur.
Të tillë do t’jemi, gjer në fund të botës, gjer në fund.