Shpesh po kalon në ëndrrën time,
gjithë ëndje t’vështroj unë i ngrati…
Më magjepsin krejt tuat vështrime,
në shpirt më sjellin veç gëzime…
Të tuat buzë më tërheqin shumë,
plot hijeshi më qenke veshur…
Bukuria jote kudo lë gjurmë,
të të shoh sot dua të buzëqeshur…
Buzëqeshja jote më lë pa fjalë,
bashkë me ty qesh bota ime…
Kur të shikoj më bëhet zemra mal,
eja më shpesh në t’mijat ëndërrime!…
