Ashtu si të vjen..!!
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Kane thene dhe shume te tjere..
Ndoshta nuk është me diell,
Vjen me shi apo stuhi,
kur stinët ngatërohen…
Dimri na troket në derë..
Zgjidhjen bëje Ti…!?
*************************
O zemër, kësaj stine rinuar
dhe pse është duke shkuar
mos i fut shpirtit trishtim,
kur mosha vjen duke u renduar..
Si majat e maleve, mbajne mbi shpine
boren shekullore. s’duan t’ja dine
Nje dite do linde nje diell
me i nxehte,
se ky qe shohim ne qiell
Do ja u shkrije ate bore
do rrjedhin rrekezat tatepjete
formohen perenjte,
bashkohen ne lumenj, derdhen ne det..
Keshtu o njeri mos mbaj merzi
kur vitet ikin e shkojne
Gezoju se ke jetuar, ne kohe..
Buzëqeshi si vite më parë
mbase zemra po të mërdhin..
Sado dhimbje të ndjejë, shpirti
bëju e fortë mos u ligështo
buzëqesh me ata sy të bukur
askush nuk të lëndon..
Asgjë nga vehtja nuk humbet
brenda shpirtit mos u thyhej
si një gotë kristali, nuk ke faj
kur si mblidhen copat asaj..
Të lëkund si varkë me vela
kjo jetë, sa andej këndej
dallgësh lundron mbi oqean…
Dhe kur rrëzohesh udhës jetë
duke ecur me hapin e lehtë…
Ngrihu ngadal, sërisht buzëqesh
sado trupi tu dhembë..
Largo frikën nga vehtja,
netëve të ftohta
ngelur shtratit përgjumur,
kur hije të vijnë drejt teje
tu pushtojnë, zemër e shpirt..
Je ti o femër krenare, jetës i thua prit..
Mos u pezmato,
kur dikush të sheh në sy,
ulën kokën, skuqesh e turpëruar
Aty rruhen dhe sekrete,
nuk ti lexon njeri..
Ec e sigurtë jetës duke kënduar..
Mos dysho për asgjë,
kur zemra të ndjen, arithmi,
koha vjen i zbulon një ditë..
Buzëqesh, ndoshta me zë të lartë
nga vehtja diçka largon ..
Mos mendo si iku kjo ditë
duke marrë me vehte gjithçka
e mira do kohë, po afron..
Ruaj breda vehtes, kujtimet
që të bëjnë të lumtur,
asgjë tjetër mos mendo..!?
Jeta nuk të bën fukara, kur punon
me mundin tuaj, diçka fiton..
Mos ruaj ndrojtjen në sy,
apo brengën në shpirt..
Lumturia të bëhet si një yll
botën për rreth të ndriçon ..
Ke mundësi, shiko pak më larg…
çfarë i more ditës sot…!?
E nesërmja nuk vonon,
me rritmin e saj, shpejt te rrefen
si valë lumi, të rremben..
Kur jetën mes njerzve e gëzon,
në gjumin e ëndrave…
….të përkëdhel neteve…
Largo çdo hije dyshimi nga vehtja
Ec me hapin tënd, ashtu si mendon
shikoje me sytë e mëndjes,
qartë e me kureshtje të ardhmen…
Perpiqu me forcat e tua,
ndoshta dhe pak më tepër…
Të falësh mirësi, paqe dhe dashuri
zemra të tjera ti bësh, të ndjehen si ju..
Kjo është pak e vështirë,
……ne shpirt ndjen dashuri..
Kur jeta me ne vazhdon,
mes stinësh kur ndrohen….
Gjithçka do kuptosh,
se jeta është e bukur, ta jetosh
me çfarëdo gjërash që sjell..
Jemi ne ata që ecim udhes jete
duhet ti përshtatemi
kur e ndjejmë se ja vlen,
le të gëzohemi si te tjere
Të jetojmë, jeten pa mbarim
me atë që e do zemra…
Buzëqeshi natyrës ashtu si e shikon,
me ata sy të bukur plot shkëlqim
Shpresën e lindur, ajo të dhuron
kur ti ecën shtigjeve të saj
çdo gjë vjen dhe shkon ,
Mos u mendo pastaj,
kur gjurmët e lëna shpirtit
na japin sërisht forcë
të qëndrojmë më këmbë..
Mbaj mënd si e vështron
këtë rrjedhë jete si lumi gurgullon….!!
Floriri Z Petra
New Jersey, USA
November 11th, 2019
Të drejtat e autorit rezervuar..
