Buzëqeshja-Besa Januzi-Rexhepi


Ti buzëqeshë si rreze dielli në agim,

Buzëqeshja jote zbut edhe zemrat gur,

Buzëqeshje që fal lumturi e dashuri,

Shpirti im gjen qetësinë shpirtrore.

Kur ti qeshë të qeshë fytyra, si hëna plotë,

Fytyra jote shëndritë ëmbëlsi,

Çdo pikllim mua ma largon,

Zemrën time shumë ma gëzon.

E kur vjen me buzë në gaz,

Fjalë të ëmbla mjaltë i thua,

Zemër gëzuar, shpirt qetësuar,

Lumturi e dashuri më fale mua.

Më shikon me buzë në gaz,

Zemrën time peshë ma qon,

Sytë e tu shëndrisin si yje në qiell,

Sy ëmbël, buzëqeshje pafajsie.

Ku e gjen këtë magji buzëqeshja jote,

Që largon errësinë e shpirtit,

Shëron plagë zemre si melhemi,

Ti je bukuri engjëllore, nga parajsa.

Besa Januzi-Rexhepi

4 janar 2024

Michigan!