Buzëqeshja-Ildije Xhemali


BUZËQESHJA

(Çaste lumturie)

Bëhem fëmi

shpirtin ma mbush

kur gëzimin shoh

tek një vogëlush.

Vigane ndjehem kur

buzëqeshja ulet

e shndrit një burrë.

Nga pranvera mbuluar,

kur buzëqeshja

një çift zbukuruar.

Eh, bëhem zog

ndjej llavë gëzimi

kur jeta dhuron

tek një bijë,

tek një grua,

tek një nënë

harenë

e buzëqeshja

buron krua.