Buzëqeshja jote-Zymer H.Haliti


Kur ti më buzëqeshë ndriçon dielli
kur më shikon këndon ëmbël bilbili
jeta bëhet kopsht me ngjyra ylberi
kënga merr notat me erë trëndafili

Kur ti më buzëqesh ndritë fytyra jote
unë ndihem fatlum si një margaritar
të gjitha lulet çelin me erëra baziloke
dhe jeta merr kuptim si det i paanë

Kur më buzëqeshë sytë t’shkëlqejnë
jeta ime merr shije me ëmbëlsi fiku
ca mornica të freskëta më rrëmbejnë
e them:edhe kjo ditë e bukur më iku

Kur ti më buzëqesh,ëmbëlsohet jeta
përmes disa luleve nektar sjell bleta
kur ti më buzëqeshë hëna shkëlqen
je Ti magjia që zemrën më rrëmben.