Buzëqeshje rrezellitëse
Teksa djali, shihte foton,
Çiltersisht, i tha se, ç’mendon.
Buzëqeshja, si iu duk…
– Rrezellitëse më ngjan,
buzëqeshja jote, zonjë!…
Më përndritet , si një Hënë…
Plot reflekse, tej lëshon.
Por, asaj, ky kompliment,
Seç iu duk… pak, si me spec…
Ndaj, ia ktheu, si pa vend…
Këtij djali, pak… “mistrec!…“
– Pse nxitohesh, ti mor djalë!..
Ti s’më njeh, kur jam me nerva…
Si, baluket, valë-valë,
Më përhidhen, si antena…
Dhe vërshuan, plot mesazhe…
Thoshnin ca: – Ç’ia bëre mirë!…
Tjetri: – ah, këto avaze!…
Dikush: – ah, botë e vështirë!…
Por, dikush, djalit të “mjerë,“
Shpej ju bë, si avukat.
– Komplimenti, ka një vlerë!…
Dhe ndaj jush… s’bëri, mëkat!…
Edhe Hëna, e përndritur,
Gjithnjë, ka një anë të errët…
Se, ç’ka andej, nuk është e ditur…
Për ne mbetet, një mister!…
Por, aspak kjo s’të pengon,
Komplimente, ti bësh Hënës.
Kur, fytyra i vezullon!…
Buzëqeshje… afër ëndrrës!…
Ndaj dhe vajza, çdo rast tjetër,
Do të shfaqet… dashamirëse!…
Tek i ngjan, mikës së vjetër…
… Buzëqeshje… rrezellitëse!…
* * *
