Buzëqeshje sysh-Valbona Kolaveri


Jam rritur

Shëndërrimeve

Të vetvetes ,

Rrotullimeve të plota,

Kahjeve pozitive,

Kur njoha njerëz

Energjia e të cilëve,

Më dha brengë

Transformimesh,

Ëngjëjt,

Më dhanë krahë me ngjyra,

Orëve syzanë,

Ku fatet

Kerciten gishtash

Magjive,

Shpirtin fala

Qiejshj,

Dhe çmendjet fatëzeza

I gjuajta me buzëqeshje sysh,

Dhe vargëzimesh të diellta

Mirësish

U mësova të desha më shumë

Edhe ti këndoj këngë shpirtit

Çdo ditë.