
BUZËQESHJEN TI MA MBJELL
Kështu do të jetë përjetë e mot.
Si mbi tokë e nën dhe me të njëjtën forcë
dashuria do të flasë.
Tokës trndafil këmishëbardhë.
Qiellit, ylli më i rrallë.
Jashtë, hija jote e pandarë.
Ndërsa hyj venash, gulçuar ndezur zjarrë.
Rilindur, si për herën e parë.
MOS PYESNI
Mos pyesni ç’ farë karakteri ka një fytyrë që qesh vetiu,
Përgjigjen mereni vetë.
Mos pyesni në është familjar, a ka miq të mirë,
Lexoni, shkëlqimin e syve të tij të ndritur.
Mos pyesni, në është intelektual a i sjellshëm,
Vështroni shpirtin kur i flet e ju lotoni prej dashurie.
Është si të thuash, një rreze e pakapshme drite e shtresave të larta atmosferike.
Sikur re të laheshin prej shiu, sjellë shkëlqimin e diamantëve të tokës, kthjelluar ndriçimin,
Planeti gji, nuk do të njihte dështimin.
Atëherë, jeta do të ishte përjetësi.
(DEDIKIM)