Buzëqeshjet tona-Fatbardha Budini


Kur buzët tona lëvizin e buzëqeshin me lehtësi.

Drita në sytë tanë vjen e ngrohtë dhe me shumë ëmbëlsi.

Buzëqeshjet tona janë si rrezet,që lëshon Dielli.

Në një mëngjes të bukur me plotë kthjelltësi.

Buzëqeshjet tona ngrohin,na frymëzojnë.

Na shtyn të ecim përpara në rrugën e jetës tonë.

Pa buzëqeshje jeta jonë do të ishte si qielli i mbuluar me re të zeza.

Do na mungonte drita, në vështirësitë,që na ka rezervuar jeta.

Buzëqeshjet tona na bëjnë të ndihemi më të privilegjuar.

Ato janë të pazëvëndësueshme dhe thesar i paçmuar.

Buzëqeshjet tona janë poezitë më të bukura që kemi lexuar.

Ne të dy jemi lexuesit më të dashuruar.

Buzëqeshjet tona janë dritat,që ndriçojnë rrugën tonë.

Na bën të ndihemi të gjallë dhe me shumë humor.