Ç’ MË KUJTON,MOJ KATERINĒ


Hiqmet Mehmetaj

Ç’më kujton,moj Katerinë,

kur e humbe vajzërinë,

lotët si margaritarë

mbi faqe ende pa tharë.

Vallë qave vajzërinë,

apo shoqet që të iknë,

syri im – si plumb i marrë,

në djersë të kishte larë.

Edhe sot jam i penduar,

të kam peng në kraharuar,

pse u bëra kaq i marrë

falma moj, se isha djalë…!

H. Mehmetaj ( botuar )

About Post Author