Ca pengje mblodha


Teuta Shaqiraj

 

Ca pengje mblodha

Kam peng ca sy të zinj, si ulliri
ca nanuritje të ëmbla, si muzikë në vesh
ca drithërima t’largëta, si shkrepëtima nga qielli
ca gishtërinj të butë kadife kam peng.

Kam peng patjetër disa flakë të vogla
që i ndeza dhe i fika me furinë e erës.
U tremba se mos digjesha e tëra brenda
pa pjalmuar ende shpirtin në breroren e hënës.

Me vjen ai zë, ç’më trazon si fllad prilli
m’a dehte gjumin e s’më dilte dot.
Kështu dhe atë, si zogu në kuvli,
e mbaj ende peng sa ditë, eh sa mot.

Kam mall për dy buzë si urë zjarri
dhe ato i shova me frymën e pengut.
I lashë të digjeshin mes shkëndijash jermi,
pa pyetur për mallin që tretej prej merakut.

Sa pengje mblodha sonte nën jastëk,
por një varg kalorthi , pengelenes dhe ai,
mes zërash e tingujsh me mbërthen një çast
mos lër e mos mbaj pengje në dashuri.

About Post Author