Ca si shpejt dimri sivjet…


Luan Sheshi

Ca si shpejt Dimri sivjet,
vjeshtën la pa nusëruar,
majë e malit s’ësht e qet,
shtigjesh bora…fjollëruar…

Oh,ky qiell qetësi s’po gjen,
ret’ zemërake shtyr prej ere,
brym rën gjethesh befas vjen,
bari zverdhur ngrirë prag dere…

Faqen mbyll muzgu gjumuar,
veshë-shurdhur prej gjëmimi,
klith pa shpres një zog harruar,
krahë-hapur nis zbret dimërimi…

Ca si shpejt Dimri sivjet,
derdh stuhisë së pandrequr,
vjeshtë e shkretë strukur s’flet,
vyshkur gonxhet…zvarrë hequr…

About Post Author