Ca yjë-Fatmir R Gjata


Ca yjë

Ca yjë të nxehtë ranë nga lart,

nga pluhur linde ti

Thonë zot njerinë krijoi me baltë,

por ty për dashuri.

Një hënë e plotë vështron trishtuar,

mbas resh natën e mirë

Ndoshta me ty është dashuruar,

i ngjalle një dëshirë.

Se nuk e di ta shpjegoj ndryshe,

përndryshe jam i marrë

Mbase je flutur a dallëndyshe,

a ndoshta vetëm zjarr.

A ndoshta ëngjëll krahëpërzhitur,

do jesh me siguri

Di që kaq kohë të kisha pritur,

një jetë me siguri.

Dhe ndoshta do të shoh gjithmonë,

në qindra jetë më pas

Shpirti nuk vdes por prapë jeton,

paçka se me maraz.

Dhe yjtë e nxehtë i mbledh në grusht, do digjem, kushedi

Ndoshta do jem pluhur në gusht,

e pres një pikëz shi.