Çamëri-Jashar H Selmanaj


Çamëri

1.

Në brendësi stuhi

Shpirti i juaj Shqipëri.

2.

Mall kam e nostalgji

Për ju e dashura Çamëri.

3.

Ka do të eci e të shkojë

Çamërinë time unë e kujtojë

4.

Dielli ka fillue më shndritë

Koha e akullt është duke ik.

5.

Çamëri më jep zëmër e dritë.

Qendron aty se nuk të kanë shpik.

6.

Sot heshtja shkallmohet

Gjenocidi jo kurrë nuk harrohet.

7.

Fjala ime si rrufe godet

Zjarri ka më filluar më u shkrep.

8.

Shqipet pytin ku gjendeni

Ju ore burra dhe atdhetarë..

9.

Çamërisë më i dal në ballë

Mjaftë më lotë dhe më vajë.

10.

Rreshtoheni trima e atdhetarë

Çamërinë më pushkë le ta çlirojmë.

11.

Ah. Prishtine dhe ju Tiranë

Pse nuk e folni për Çamëri asnjë fjalë.

12.

Pse heshtni apo nuk keni fuqi

Greku e ka ligjin e luftës edhe sot më Shqipëri.