Çarçafët e natës
Ne aeroportin e qorruar,
dikush tha,
ata s’vijnë sonte.
Shiu qepte,
me tegela
Çarçafët e natës.
S,vijnë sonte,
nga Sarajeva,
Aty ku arixhinjtë
e Kusturices,
Me kuajt e epshit,
Mbi rruge fluturonim,
Aty ku jeta
dhe vdekja,
Shenja te ndryshme
s. kane…
Dhe ja barkun
e avionit ,
si proshutë
Buzët e reve
e hane..
Këtu bije një shi
i mërzitshëm,
c, fare çmimi
ka paqja valle.
Një dashuri,
E lënë përgjysmë,
Një puthje,
pa seks
dhe mall.
E dashur…
Buzët mbi zarf
mi vere,
Qe vulë e paqes
te unë te vij,
Por avioni
s, vjen sonte
Si peshk
ne rrjeta zënë.
Sarajeva
ne copa lajmesh,
Me hotelin
e djegur
Hollidej.
Sarajeva,
me poezitë
vrastare,
Ne vargjet
plumb te Karaxhicit,
me tingujt
e bandës,
se Zoran Bergovicit.
Pa dashuri
dhe pa seks…
Ne aeroportin
e qorruar,
dikush tha,
ata s, vijnë sonte.
Shiu qepte
me tegela,
Çarçafët e natës.
s,vijnë sonte,
nga Sarajeva,
Aty ku arixhinjtë
e Kusturices
Me kuajt e epshit,
Mbi rruge
fluturonin
Aty ku jeta
dhe vdekja
Shenja
te ndryshme
s. kane…
Ata s,vijnë
sonte.
Shiu qepte
me tegela,
Çarçafët e natës.
LAD BIZHGA@ pritje e pa prit 1999