ÇAST !
Ka prej atyne çasteve ku bota asht kaq e vogël para mejet,
kaq e pa’dukshme, e mjegullt.
E unë nji lot i ndrojtun,
nji ledhatim i dhanun m’shehtas,
Nji mbyllje sysh asht dridhja e zemrës,
q’i m’kastigon,
n’netët e paqta ku ndihet veç nji dihatje e kohës ,vonë,vonë….
n’psherëtim gjoksi q’i hidhet si det me dallgë,
e dhemb ah ,sa ku loti bjen e ban plagë.
Ka çaste ku bota zhduket para mejet,
si mos me ken e unë kërkoj t’pamundunën,
me u kthye ,
ku s’mundem ma veç n’andërrime.
Se koha ka ikë…
se unë kam ndryshue…
se gjithçka mbrenda mejet m’flet me g’juh tjetër.
Ka nji çast ku unë shembi muret e shpirtit,
zhveshem prej gjithçkaje q’i m’dhemb mbrenda mejet,
mbylli sytë e kërkoj krojet e paqta,
n’terrenet e mija lerg tejet.
E her t’tjera ,vij…
Pa dasht me t’trazue zemrën n’nadje si drit,
se tesh mbrenda mejet e atyne mureve ka pak shpirt ,
i mbetun aty ,këtu si endacak pa Atdhe,
ka çaste ku ndihem kaq e vogël , e pa’denjë e pa’fe.
Veç nji çast m’duhet me ardh e me t’prekë,
me t’dasht pak , mandej me ikë e me vdekë.
Ka do çaste q’i tan bota s’mbush dot sytë e mij,
baj me ardh , kthehem ,iku ,e nuk vij.
Tesh e di ,kam pranue se jam nji shpirt i pa’rehatuem ,endacak…
q’i kërkon pak lumtuni ,pa ba’e gjak, e pa marr hak.
Ka prej atyne çasteve ku unë jam kaq e vogël para nji botë ,
iku ,kthehem , iku e kthehem prep e gjithçka m’duket e ( pa’plotë ).
Autore: