Çast pa ty-Vaso Papaj


I mbylla sytë e s’e pashë më diellin.

Bashkova buzët e fjalët s’më rrjedhin.

I zura veshët, shkretëtirë m’u bë dhoma.

Shtrëngova hundën, nuk ndjeva aroma.

I lidha duart e s’të gudulisa,

Po trupin ma drodhën qindra mornica.