Çaste!Donike Rrethej


Mbrenda mejet banojnë tana stinët,

zemërimet e çastit,

edhe loti,

kanjiher edhe Zoti….

Mbrenda mejet kah mij luftna,

t’pa’shpallna qi mure m’vëjnë përditë,

andrra t’dishirueme,

zhg’jandrra t’natës t’m’mbramshme,

kah edhe kujtime qi tesh zverdhë, jan zvanitë.

Mbrenda mejet kah mij fjalë qi kam ndrye,

diku n’nji vend t’pa’shkelun prej kërkuj,

kah psherëtima ,ankthe , net t’bardha…

kah vende tesh qi ,ndihem pa rehati, e huej.

Mbrenda mejet kah inade qi sla me marrë hov,

pse krahë due dashnisë me i dhanë,

kah përqafime t’mungueme , heshtje e ikje,

kah mungesa shpirtit e net, shi e gjamë,

fortunë si mbramë.

Mbrenda mejet kah mij diej,

buzëqeshje qi i vjedhi e i jap me pikatore,

kah shikjime t’amla e indiferente,

kah andrra n’netët me hanë , ku gjithçka asht ..

përrallore.

Mbrenda mejet je edhe ti…

ashtu i plot’fuqishëm , n’tron t’kam vue,

kur ditët e mija jan t’zeza e grih,

( ti je pshtimi , krahët e burrit qi due ).

Mbrenda mejet flejnë tana stinët , dielli e shiu,

murrlani e shiroku e flladi qi t’sillet përbri,

mbrenda mejet si ( Zot ), je edhe ti ,

n’çdo buzëqeshje çastit qi unë jap me sy,

( për ty ).

Autore: