Elvira Zeneli!
Ç’BËHET KËSHTU…?!
Mbi gjoksin tënd dua të fle,
Aromën e shpirtit thellë ta ndjej!
Plot rrezatim më erdhi ky mëngjes,
Hap sytë dhe fytyra tënde
Në sy më shkëlqen,
Teksa frymon mbi fytyrën time
E shpirti më mbushet plot jetē
Plot dallgë puthjesh e përqafimesh…
Sytë nuk i kam më të venitur,
Zemra dhimbjet i ka harruar
E fillon të çmendet sërish…
Si fllad pranvere hyre pa trokitur në zemrën time,
Me frymën tënde më dhe frymë,
Më more në krahët e një ëndrre të re!
Sa ëmbël më pëshpërit në vesh
Me zërin tënd
E shpirti im merr zjarr…
Në zemrēn time pakuptuar
Si zure kështu vend?!
Po, po, qenka e vërtetë,
Nuk jam e marrë!
Ti –
Magjistar shpirtrash
Që më ngrite lart mbi re,
Që nuk e di në është ëndërr apo e vërtetë?!
Më thuaj ç’farë i bëre shpirtit tim,
Në ç’farë gjuhe m’i flet?
… Di vetëm qē çdo mbrëmje e mëngjes
Fle e zgjohem
Me tëndin perqafimin,
E lumtur, plot dashuri…!
Thua ky të jetë balsami
Deri në amshim…?!
