Ç’burra pate moj Shqipni-Urim Mezini


Ç’burra pate moj Shqipni

Cburra pate moj Shqipni
sa të deshën ty që moti
A do të lindin dhe njëherë
Të na sjellin pak pranverë

Jemi kthyer në t’paqenë
Kemi humbur dinjitenë
Kemi humbur dhe pranverë
Jemi kthyer në të mjerë

Sa shumë poshtë kemi rënë
Kemi frikë t,përmendim vatanë
Kemi frikë ti kërkojmë drejtësitë
Atyre që na bënë padrejtësitë

Ata që na dëbuan,vran e pren
Na dhunuan e na dogjën n’hell
Më të djallzuar po shfaqen tani
Na kërkojnë detin me gjith pasuri

Ka vdek shpresa dhe e ardhmja
Nuk po bëhet më përpara
Vendi shpejt po boshatiset
S,sheh më njerëz nëpër ara

A do vij më ajo kohë e artë
të të shohim të nusëruar
Që të jesh si e barabartë
Me cdo vend të lulëzuar

Duam të shohim si dikur
Kur baruti skish të ndalur
Kishe emër kishe nur
sot je bërë një pulë e lagur

Se ç’na erdhën ca delenxhillerë
Të mbaruan e kurrë su ngopën
Por nuk e dinë këta të mjerë
Se një ditë do ti bëjmë gropën

Nuk ka kohë më për këta monstra
Që të mbajnë peng zhvillimin
Duhet ti shporrim këta horra
Që t’fillosh mbarë numërimin

Ndaj lipset të dalin burra
Që të ngrenë prapë atje lartë
Që të ken zili të gjithë
Ashtu sic të deshën të parët.