Po plakem çdo ditë ngapak or mik
E jeta më kujton çastet e lumtura
Sa shumë rëndojnë vitet këtë ditë
E n’kujtesë mbesin ide të strukura.
Sa shpejt më ikën netët pa gjumë
Shpresat e ndrydhura thyen muret
Flokët e zbardhura tash i kam unë
Për një jetë më të qetë i bëj lutjet.
Po plakem çdo ditë e ëndrrat shëtisin
Nëpër majet e larta fluturojnë ngadalë
Janë disa çaste që m’kënaqin shpirtin
Kur anëtarëve të familjes u jam pranë.
Sado që pleqëria troket në jetën time
Unë vazhdoj të udhëtoj rrugëve i qetë
Sfidat t’shumta po më sjell në kujtime
E ecur kam plot halle e shpresë n’jetë.