Çdo gjë ka një fillim, e ka edhe një fund-Ira Koçi 

Çdo gjë ka një fillim, e ka edhe një fund.

Fundi në këtë tokë është fillim tjetërkund.

Ne lindim me të qara dhe jetojmë me mund.

Kush lindi do t’përkulet kur jeta të përshkund.

Fëmija kur u ngrit, në gjumë më s’u përkund,

U mpakën ledhatimet, u shterrën në askund.

Qeshën sa u rritën, më pas, turi e hundë…

sprovat telendisëse ëndrrat i bënë shkrumb.

Çdo gjë ka një fillim, e ka edhe një fund.

Pas vdekjes shpirti rron.

Na pret në Pafund.

©️Ira Koçi