Çdo mendim një histori!Laureta Malaj


Laureta Malaj

Çdo mendim një histori!

Sa mendime rrodhën në heshtje,

si një lumë i qetë që kalon pa zhurmë.

Në rrugët e zemrës, kujtimet mbeten ,

fshehtësinë e natës që nuk u thanë kurrë.

Sa mendime rrodhën në heshtje,

në netët e gjata të qeta si retë .

Çdo mendim një yll ,një shkëndije e fshehtë ,

diku si pa njeri ,sa u shkrinë në det !

Çdo mendim një histori, një ndjenjë e fshehur .

Një përqafim i ëmbël, një puthje e zjarrtë.

Në heshtje, në paqe ,ndjenjat enden.

Në dritën e agimit shpresat i mban gjatë.

Sa mendime rrodhën në heshtje,

nëpër ditë që kalojnë si puhizë.

Në çdo frymarrje ,në çdo çast të qetë,

në zemrën që rreh për mallin që s’sheh.

Sa shumë shtegëtime rrodhën hapur ,

nëpër vite që ikën si era .

Çdo rrugë një kujtim i shpërndarë .

Çdo hap një poezi ,të tjera e të tjera !