Çelën lulekuqet-Fatmir R Gjata


Fatmir R Gjata

Çelën prapë ca lulëkuqe

në mes grurit për çudi

Ndoshta farë e sollën zogjtë

nëpër krahë e nëpër shi

Tunden… tunden aq të holla

me petalezat e brishtë

Kuqëlojnë në mes të fushës

e shpalosen madhërisht.

Pa shpërndahet një flamur

i qëndisur për merak

Që nga kodërzë e butë

gjer në det e mbushur gjak

Dridhet ajër a fryn pak erë

gjer në palcë e hyn në mish

E mbulon tërë gjithësinë

e mbulon kryqin mbi kishë.

Erdh pranverë e vëndit tim

ku jam rritur ku jam lerë

Dalin vajzat gjinj gufuar

në oborr edhe në derë

Buzëqeshin dhe vrapojnë

të harlisura në fushë

Mbledhin bashkë ca lulëkuqe

dhe i vënë bashkë në gushë.

Fatmir R Gjata

Mund të jetë një ilustrim i 1 person

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 101

Të gjitha reagimet:

11