Cep me cep me lajthi-Ismet Tahiraj


Ismet TAHIRAJ

CEP ME CEP ME LAJTHI

Durim i tha

Shqarthi ketrit,

Në malësi

Po mbushet

Çdo cep fushe

Me lajthi….

U mbush me lajthi

Secili cep,

Po njerëzia

Në to ,ç’ kërkojnë

Me rraqe e me kofin.

Veç këto lajthi

Nuk qenkan te fushës,

Pronaret e tyre

Therin me maje pushke…

STAZA SKIJIMI

Një karkalec

I bardhë

Krejt i bardhë

Hapi shtigje

Skajimi Druar.

I ftoj te vinin

Pjesëmarrës,

Në këtë garë.

Shkonte vetëtimë

Jo gungën e parë,

Po gungën e dytë

I zgjeruan skitë,

Theu këmbët

E fulqinjtë.

Tha shtegu qoftë i mallkuar

S’qenka punë,qe duhet lavdëruar…

Top of Form