Ç’është ajo ndjenjë
që mua më afron
që zemrën ma gezon ??
Ç’është ajo ndjenjë
që mua më përqafon
Ç’është ajo ndjenjë
që me puthje më mbulon ??
Ç’është ajo ndjenjë
që lehtë më ledhaton
ç’është ajo ndjenjë
që ëmbël më vështron ??
-DASHURIA.-
Ç’është ajo ndjenjë
që më bën tjetër njeri
ç’është ajo ndjenjë
që të kem cmirë dhe zili ??
Ç’është ajo ndjenjë
që me bën të dukem i mirë
ç’është ajo ndjenjë
që prapa krahëve më bën egërsirë ??
-HIPOKRIZIA–.
Ç’është ajo ndjenjë
që mëndjen ma gablon
ç’është ajo ndjenjë
që për keq më mëson ??
Ç’është ajo ndjenjë e keqe
që në vetvete mua më mbyll
ç’është ajo ndjenjë që më mëson
thikën pas shpine njerëzve t’ju ngul??
—DJALLËZIA–.
Ç’ështe ajo ndjenjë
që më bën të ndihem mirë
ç’është ajo ndjenjë
që mes njerëzeve të jem i lirë ??
Ç’është ajo ndjenjë
që mes njerëzve festoj
ç’është ajo ndjenjë
që me ta të gëzoj ??
-KRENARIA-.
Ç’është ajo ndjenjë
që njerëzit i takoj
ç’është ajo ndjenjë
që ata i ndihmoj ??
Ç’është ajo ndjenjë
që u jap atë që ju takon
ç’është ajo ndjenjë
që këtyre njerëzve ju mungon ??
–DREJTËSIA–.
