Ç’ËSHTË DASHURIA…?Petro Sota


Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

Kush se di, ç’është dashuria,?

Se për të, kanë shkruar shumë,

Thonë:-është e ëmbël si qershia,

Por, në zemër derdhet si lumë…

Si një lumë, që zemrën mbush,

Dhe të pushton, gjithë ëmbëlsi,

Si një fllad, të freskon në gushë,

Por, s’është furtunë e as stuhi…

Pra, s’është stuhi dashuria,!

Që në dimër, lulet i thanë,

Është si mjaltë, që del nga pija,

Porsi llokume, edhe të ngjanë…

Por, dashuria, s’është as erë,

Është aromë e luleve në maj,

Se në kazan, ajo s’është zjerë,

Por, të deh, ëmbëlsia e saj…

As furtunë, s’është dashuria,

Se vërtetë, ajo po të ishte,

Me të motër, është stuhia,

Vëlla dhe dimërin, do të kishte…

Si pranverë, tek unë ti erdhe,

Me sytë e shpirtit, të shikoja,

Lumturinë, të gjithë ma derdhe,

Më dhe krah, që të fluturoja…

Por, si tjetër gjë, po më ngjanë,

Që kur të vjen, të vjen si lumë,

Nuk të mbyt, por në gji të mban,

Është si ëndërr, të ve në gjumë…

Është si ëndërr se prekim dot,

Nuk e shohim, por vetë na flet,

Herë më gëzim e herë me lot,

Dhe pa të, s’do të kishte jetë…

Eh pra, dashuria na qenka jetë,

Dhe vjen tek ne, si një pranverë,

Vjenë si dallgë dhe herë e qetë,

Si mjaltë e ëmbël dhe si sheqer.

Petro L. Sota. 8 nëntor 2024