Ç’është jeta?Imer Hysa


Një detyrim brezash për të lënë pasardhës

fillimi dhe fundi i çdo gjallese,

e lirë kur dëgjon këmbanat e paqes

e ëmbël kur agon e ngryset me buzëqeshje.

Një lëmsh i ndërlikuar peri

e në fije të perit varet,

me të qarë fillon te djepi

me vaje përcillet në varre.

Një mbishkrim mbi pllakën e varrit

me vitet e lindjes e vdekjes shkruar,

mes numrash jeta për së gjallit

përreth vepra për t’u kujtuar.