Ç’është ky lajm i zi?


Ç’është ky lajm i zi?

     In memoriam,ABDULLA BREGU!
               (elegji)

Nga  Përparim Hysi

Si ike kaq befasisht, i miri ABDULLA?
Befasia e rëndë dhe shumë e madhe
U ndjeva si të më shkulnin një krah
Dhe jam si në alarme.

Më gëzove,kur më urove për çmimin tim *
Kjo ndodhi veç dy ditë më parë
Jo.Nuk e mbaj dot hidhërimin
Dhe rënkoj,se kam dhimbje dhe mall.

Miqësia jonë u plazmua në  ELBASAN,
Sado që ti ishe dy vite pas meje

Por dhëmp për ty,or  mik ky imi xhan
Akull- gjaku ndër deje.

DULE! Nuk të them dot:- Lamtumirë!
Se ike kaq papritur
Tek shkruaj,vërtet që nuk ndihem mirë,
Në PARAJSË të prehesh,o MIK I NDRITUR!

* më uroj më datën 26 janar dhe më 28 janar ndërroi jetë.

                                           Tiranë,29 janar 2022

About Post Author