Çetina Kuçuku-Nuse në Zaloshnje


Çetina Kuçuku

Nuse në Zaloshnje

E ashpër për një grua Gryka e Devrisë
çdo hap që hedhë gur më gurë kërkon
tokën e bukës
derdhet nder duart e saj
dheu i art i Zaloshnjës
ndihet e bekuar prej fatit
Syrin çdo mëngjes dielli i shkel,
tokën e bekon me mirësi
aty ku këmba e nuses shkel
Aroma e çajit e deh,
ngazëllim në buzë, ngazëllim në shpirtë
Në pragun e derës, lajthi dhe arra,
bekimi i tryezës plotë dhuratë prej Zotit
Në mbrëmje dolli, me miq e shok
rakia derdhet lumë,
dollia shkon shumë largë për prindërit e nuses
buzëqeshja e saj hënën zbret dritare
Vjehrrit këngës ia marrin iso mbajnë nuset,
këngën dhe dollinë erërat i rrëmbejnë
nëse mbani hapin i dëgjoni në varg malin e Tomorrit
E ashpër për një grua Gryka e Devrisë,
nusja harron rrugën e kthimit
Zaloshnja bekim…!

Çetina Kuçuku

About Post Author