Estela Ujka , blogerja më me influencë në Instagram ka ndarë me ne tre nga vlerat më të rëndësishme për të patur sukses. Autenticiteti, kreativiteti dhe vazhdueshmëria e kanë ndihmuar atë të jetë mjaft e dashur dhe një inspirim për ndjekësit e saj. Duke prezantuar trendet më të fundit në mënyrën më të ëmbël të mundshme Estela Ujka ka arritur të ketë në Instagramin e saj 100 mijë ndjekës dhe jo vetëm kaq,ajo ka bërë pjesë të postimeve edhe familjen e saj me tre vajzat bukuroshe dhe bashkëshortin gjithashtu.
Nga Hortenca Alimucaj
