Ç’farë është dashuria?-Liljana Ndoni


Ç’farë është dashuria?

Liljana Ndoni

Dashuri, ndjenjë kur shpirti kthehet në një diamant,

Pa qenë në gjendje të qëndrosh indiferent..

Dashuria, që të pushton të transferon të rritesh dhe reflekton,

Forca e pandalshme e çdo njeriu që jep shpirtin e tij e dorëzon..

Kur je i dashuruar, qëndron je në një pus të thellë,

Dhe prej andej nuk mund të dalësh për të parë një tjetër mall.

Edhe kur përplasesh me vështirësi,e ecën kundër erës,

Lëreni ndjenjën të vendosë kur flet me gjuhën e zemrës.

Për të bashkuar shpirtin besnik duhet shumë punë e durim,

Dashuria nuk është dashuri kur ndryshon, zbulon një ndryshim,

Nuk është dashuri kur ka interes në mes,përfitim,

Dhe kur nuk i zotëron,tenton të zhduket, e vendos largimin.

Nuk është dashuri kur gruas tënde i mbarojnë bateritë dhe ajo të kthen shpinën,

Dhe për dashurin e humbur, kërkojnë diku tjetër të pushtuar me internetin,

Dashuria është gjithmonë fikse, e mban respektin edhe nga dallgët e tundur,

Nuk lëkundet kurrë, është ylli udhëzues ii çdo varke të humbur,

Dashuria nuk i nënshtrohet kohës, edhe nëse buzët dhe faqet janë rozë,

Kjo bie nën tehun e lakuar nuk e jep atë bukuri me një dashnor që ka tjetër zë.

Dashuria nuk dhunohet apo të shndërrohet në plaç prej xhelozimit,

Ajo i reziston pa frikë ditës së drejtësisë ekstreme të gykimit.

Nëse nuk je i dashuruar dhe vërtetohet si gabim,

Dashuria të bën të verbër, lexoi mendjen para se të marrësh një veprim.

Ata që vlerën e dashurisë në distance nuk ja dinë

Mungesa e mpreh atë, prania e forcon dashurin,

Kur mendon në distancë se sa shumë të mungon dhe nuk e ke atë përqafim,

Rrugën edhe me sy mbyllur, bota ngushtohet, dashurisë ja arrin…