Çfarë është kufiri personal?


Një cështje shumë me rëndësi në shoqërinë tonë mbetet mungesa e përcaktimit të kufirit personal. Respektimi i kufirit të secilit prej nesh e bën jetesën në komunitet më komode, më të thjeshtë e të lehtë pa peshën e gjykimit mbi zgjedhjet vetjake. Pyetjet e shpeshta që drejtohen kryesisht ndaj femrave i kornizojnë zgjedhjet e tyre në të mira apo të këqija. Por, duke menduar se nuk ekzistojnë vendimet e mira apo të këqija , ekzistojnë vetëm zgjedhje personale që na vijnë për shtat , atëherë kuptojmë më shumë njeri tjetrin dhe lirinë tonë. Shkak për këtë postim ka qenë një deklaratë e Dojna Memës e cila me plot të drejtë e ka cilësuar një pyetje drejtuar saj si të pavend. Pyetja se si ajo do të lind vetë apo cezarian krijon idenë se nënat të cilat zgjedhin operacionin nuk janë mjaftueshëm të forta. Nëna si do që të vendos mbetet nje heroinë ka thënë Dojna.” Për mua do të jetë doktoresha ajo që do të përcaktojë cila është më e mira për rastin tim.”- është shprehur moderatorja.
Nga Hortenca Alimucaj

About Post Author