Çfarë është Sukses për mëngjes®️?


Sukses për mëngjes Creative Space është shkollë fotografie dhe sipërmarrje kreative. Themeluesja Alla Simacheva me një eksperiencë 18 vjeçare në fushën e sipërmarrjes kreative brenda dhe jashtë vendit ka ndërtuar një brand unik , rrallëherë ndeshim të tillë në përditshmëri. “Unë jam ajo që ju përgjigjet në inbox, komunikimi me ju është dicka që unë nuk dëshiroj të delegoj, sepse ky projekt është vazhdimi im dhe mundësia për të realizuar misionin tim dhe instrumenti për të rritur vlera.”-shprehet Alla , ku midis të tjerash rendit vlerën e lirisë si më të rëndësishmen: -“Liria është ai rezultati për të cilin klientet vijnë në shkollën tonë, dhe pavarësisht temës së kursit, pikërisht, liria është ajo që klientët e gjejnë në fund të çdo trajnimi.” Si fotografe, krijuese dhe trajnere biznesi e certifikuar , Alla Simacheva në shkollën e saj ju shoqëron gjatë gjithë proceseve të rritjes dhe zhvillimit profesional në disa nivele nga personat të cilët sapo kanë nisur rrugëtimin e deri tek zgjerimi i biznesit jashtë tregut shqiptar. Ne jemi entuziast për sipërmarrje të tilla në vendin tonë!
Nga Hortenca Alimucaj

About Post Author