Çfarë  ishte  Pranvera Arabe?Fatjon  Malaj


Fatjon  Malaj

Çfarë  ishte  Pranvera Arabe?

Rebelimi  i cili  filloi me vetë djegien e të riut tunizian  Muhammad Buazizi  shitës fruta-perimesh në 17 dhjetor 2010 dhe u përhapë në vendet e lindjes së mesme  u bë i njohur si Pranvera Arabe.

Ishte kjo ngjarje e cila bëri të filloi një “Epokë e Re” për Lindjen e Mesme si dhe për gjithë  botën arabe.

Megjithëse për “Pranverën Arabe”  janë shkruar  dhjetra artikuj e libra  ende  dhe sot nuk kanë

përfunduar  diskutimet  mbi ndikimin e saj.

Natyrshëm lindin një mori pyetjesh rreth asaj që quajmë “Pranvera Arabe”.

Çfarë  ishte  në  të vërtetë  Pranvera Arabe  dhe si duhet të kuptohet ajo? 

Pse  erdhi   Pranvera Arabe  dhe sa e suksesshme ishte ajo?

Pranvera  Arabe  është një kryengritje masive e popullatës kundër administratës brutale shtetrore  e cila lindi dhe u zhvillua  në gjithë ato vende me  karakteristika të ngjashme ku mungonte demokracia, liria  dhe të drejtat e njeriut ishin të privuara, e cila  filloi  në Tunizi .

Karakteristika kryesore e këtyre vendeve është se ato ishin nën sundimin e  regjimit  shtetëror autoritar, militarist, totalitar të cilat gjeografikisht ndodhen në Lindjen e Mesme dhe  në vendet  arabe.

Megjithëse këto vende përgjithësisht në fillim të shekullit të 20-të dolën me politikat e vendeve liberale dhe vazhduan të formohen në këtë kuadër edhe në periudhat e më vonëshme, qeverisja e tyre u shëndrrua në regjim shpërfillës e represiv në marëdhënie me qytetarët e thjeshtë, të cilët konsideroheshin e trajtoheshin thjeshtë si numra.

Pranvera Arabe lindi  dhe  u masivizua  për të ndryshuar këtë sistem “shpërfillës e shtypës ndaj masës së popullsisë”.  Me fjalë të tjera, Pranvera Arabe ishte një hap i ri  për t’i  dhënë  fund një historie gati 100 vjeçare të Lindjes së Mesme dhe vëndeve arabe, me qëllim për të  filluar  një epokë të re e cila do të  funksiononte ndryshe.

Pra, në vend të regjimeve autoritare, totalitare, militariste dhe diktatoriale në këto vende, do të formoheshin  regjime demokratike të bazuara në vullnetin e popullit. Ku më e rëndësishmja është se,  për herë të parë vetë popujt do të përcaktonin  fatin e këtyre vëndeve dhe rajonit, të cilat gjithmonë kanë qenë të formuara nga vetë politika e brendshme dhe ndërhyrje të jashtme.

Për shkak të këtij idealizmi dhe kësaj mundësie, megjithse filloi kalendarikisht në muajin dhjetor këtij proçesi ju dha emri “Pranvera Arabe”.

Një debat i rëndësishëm rreth Pranverës Arabe në këtë kontekst është  nëse  Pranvera Arabe është  një rebelim, grusht shteti, revolucion dhe më e rëndësishmja një projekt ndërkombëtar?.

Përgjigja rreth  këtij debati është se;  Pranvera Arabe është një proçes i cili  filloi  me nismën e popullit të cilit i ishte sosur durimi për të shkatërruar diktaturat, por vazhdoi e përkrahur me mbështetjen e aktorëve ndërkombëtarë.

Elementi i fuqishëm i dinamikës i cili  ndezi  dhe rriti shkallën e këtij procesi është popullsia lokale e cila kish qenë në gjendje shtypjeje dhe ankthi për dekada të tëra.

Tjetër elementë i cili është evidentuar si karakteristikë dalluese në këtë proçes është roli i rrjeteve sociale nëpërmjet të cilave u mundësua përhapja e pamjeve të vetë djegies së  26 vjeçarit Muhammad  Buazizi i cili u vetë flijua në shenjë proteste përpara godinës së bashkisë së qytetit të tij Sidi Buzid, me qëllim që gjërat të ndryshonin në qytetin e tij si dhe kundër administatës e cila në mënyrë preferenciale duke dhunuar  atë  dhe dëmtuar tezgën e tij nuk e  lejonte të shiste fruta-perimet me të cilat ai siguronte jetesën e tij dhe familjes.

Në këto vende media ishte mjet i rëndësishëm në dorë të pushtetit  e cila jo vetëm që nuk informonte  duke përcjellë realitetin e zymtë të popullit,por pasqyronte një tjetër realitet të stisur,në të cilin këto vende paraqiteshin tejet të lumtura plot pasuri e me demokraci të tejskajshme,ku populli mezi priste të deklaronte publikisht dashurinë e tij karshi diktatorit,  nënpunësit shtetëror të cilët vendin e punës e konsideronin trashëgimni nga babai duke abuzuar barbarishtë me njerzit e thjeshtë paraqiteshin si engjëj të cilët detyrën e ushtronin në formë misioni për ti shërbyer popullit të tyre.

Në realitet  në administratat e këtyre vendeve dominonin karakteret më të ndyra “servilë deri në vetë depersonalizim me shefat e drejtuesit e tyre, arrogant deri në shtyrje në vetëvrasje me popullin e thjeshtë”,  dikatorët  të cilët ishin   edhe niveli më i lartë i ekzekutivit kurrë nuk i morën në konsiderat ato pak ankesa të cilat me shumë vështirësi mbërrinin deri tek ta, për shkak se u pëlqenin këta nënpunës të cilët bënin gjithçka me shumë kënaqsi vetëm e vetëm të mbanin pushtetin të cilin administronin nga funksioni që kishin, vetëm mbasi kryengritja mori përmasa masive drejtuesit më të lartë të këtyre regjimeve drejtuan gishtin ndaj këtyre nënpunësve duke bërë të paditurin e pikëlluar e madje duke tentuar tu prisnin faturën e gjithçkaje të ndodhur më parë,  duke nisur një reformë të cilën zhvillmet e mëvonshme e përfunduan vetë.

Në 14 shkurt 2011 diktatori tunizian  Bin Ali u largua  nga vendi duke u arratisur për në Arabinë Saudite e duke lënë kështu pushtetin të cilin e mbante qysh prej vitit 1987.

Ky i fundit me ndryshimet që i bëri kushtetutës së vendit të tij në vitin 2002, lejoi kandidimin për postin e presidentit të vendit në mënyrë të pakufizuar.

Më 24 tetor 2011 në Tunizi u mbajtën zgjedhje demokratike,gjatë kësaj kohe u vranë në atentate 2 lider opozitar. Më 26 tetor 2014 u mbajtën zgjedhje parlamentare dhe më 23 nëntor të po këtij viti u mbajtën zgjedhjet për president.Tunizia është i vetmi vend i prekur nga Pranvera Arabe i cili bëri kalim paqësor dhe pa kontestime të pushtetit.

Gati një muaj mbas Tunizisë më 25 janar 2011 vala e protestave filloi dhe u masivizua edhe në Egjipt. Në 25 shkurt 2011 mbas 40 vite në pushtet, rrëzohet prej tij dhe arrestohet Hysni Mubarak presidenti i Egjiptit.

Mbas rënies së Hysni Mubarak 4 ditë më vonë protestuesit në Libi morën Bengazin mbas pushtetit 42 vjeçar të Muamer Gadafit. Në mars të 2011 mbas ndërhyrjes së ndërkombëtarve Gadafi kapet dhe ekzekutohet nga ana e protestuesve.

Në Jemen mbas 33 vitesh në pushtet Ali Abdullah Salih jep dorëheqjen duke kërkuar falje për gabimet e bëra gjatë qeverisjes së tij. Për shkak të luftrave të brendshme situata në këtë shtet nuk u stabilizua kurrë, protestuesit Shiit në mars të 2015 morën kryeqytetin Sana, kjo ngjarje bëri që përpjekjet e protestave për demokraci të shëndrrohen  në një luftë me bazë sektare midis sunitëve dhe shiitve, ku në njërën anë qëndron Arabia Saudite dhe Emiratet e Bahskuara e në tjetrën Irani.

Nga të paktat vende të gjirit persik ku gjendja ekonomike nuk është si e vendeve të tjera por që është me një rëndësi të jashtëzakonshme për nga pozicioni gjeostrategjik është Bahreini.

Në këtë vend ka bazë ushtarake dhe ndodhet e dislokuar Flota e 5-të e ushtrisë amerikane e cila është përgjegjëse për kontrollin dhe mbrojtjen e një sipërfaqje prej 2.5 milion milje detare.

Po ashtu në këtë vend u zhvilluan protesta gjatë vitit 2011 në të cilat kërkoheshin reforma të thella politike dhe ekonomike por me ndërhyrjen e Arabisë Saudite këto protesta u shuan shpejt. Arabia Saudite dërgoi ushtrinë e saj duke e cilësuar si ndihmë për familjen mbretërore të Bahreinit karshi një komploti shiit të sponsorizuar nga rivali i saj Irani i cili në vazhdimsi synon të ushtrojë influencë në këtë shtet.

Megjithse mbasi filloi dhe në kohë të ndryshme u përhap në 18 shtete, vendi në të cilin Pranvera Arabe nuk ka përfunduar ende dhe sot është Siria.

Në fillimet e saja sapo filluan protestat të cilat sollën Pranverën Arabe,ato u injoruan nga regjimi sirian duke pretenduar se në këtë vend nuk ekziston asnjë arsye për të protestuar mbasi demokracia,liritë dhe të drejtat e njeriut janë në standartet më të mira të mundshme madje edhe më skeptikët karshi regjimit mendonin se edhe nëse do të kishte protesta të tilla regjimi ishte në gjendje ti shtypte ato pa nisur mirë.Por pa kaluar ende disa muaj më 17 Mars 2011 në qytetin e Deras një nga fortesat më të forta të ideologjisë Bathiste filluan protestat kundër regjimit të cilat me një shpejtësi si rrallë herë u përhapën edhe në qytetet e Banjas, Latakisë, Hamës, Dejrizorit dhe Humusit.Qëndrimi represiv e gjakatar i regjimit karshi protestuesve bëri që kjo ngjarje të shëndrrohej në një luftë civile. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin e Damaskut në 10 Janar 2012 Bashar Al Asad i përkufizoi trazirat në vend si një ngjarje për të ardhur keq  dhe provokim ndaj shoqërisë siriane. Demostratat në të cilat populli sirian shprehte pakënaqsitë e tija dhe shfaqte kërkesat për demokraci dhe një jetë më të mirë diktatori i cilësonte si komplot i forcave të jashtme dhe fondamentalistëve islamik. Asadi përshkruante perëndimin si forca e jashtme e cila sponsorizonte për destabilizimin e Sirisë dhe citonte se ish kolonialistët po përpiqen të rikonolializojnë sërishtë vendin e tij.

Ky i fundit duke mos dashur ta pranojë se këto kryengritje vinin si pasojë e akumulimit të thellë disa vjeçar të problemeve me të cilat përballej popullia e Sirisë, tregonte për ditë e më shumë  anën mizore të regjimit të tij. Mbasi filluan të dilnin në pah disa formacione të gjëra antiregjim midis tyre edhe ato me pikpamje fondamentaliste Asad mendoi të gjente zgjidhje për të kënaqur disa individë në zonat kryesore të cilat po i dilnin jashtë kontrollit duke menduar se me zgjidhje të pjesshme për disa problematika lokale do të qetësonte situatën, e cila kërkonte shumë më shumë zgjidhje të përgjithshme dhe strukturore për tu prekur e ndier nga i gjithë populli sirian e jo vetëm nga disa individë. Sa më shumë kalonte koha me protesta aq më shumë revoltohej regjimi sirian e sigurishtë zgjedhja e regjimit ishte që në emër të sigurisë e stabilitetit të shtypej me formën më të egër çdo individë e protestë e cila dilte kundër tij.

Si rezultat i politikave të suksesshme bazuar në potencialin e burimeve dhe kapaciteteve të saja ndërrmarë nga ana e  Hafëz Asad, Siria kishte një rol të rëndësishëm në Lindjen e Mesme. Ky sukses ekonomik kish bërë që Bathistët të ishin zëri i vetëm pa asnjë opozitë në këtë vend duke marrë plotësisht kontrollin e ushtrisë dhe gjithë posteve kyçe të shtetit. Mbasi zëvendësoi babain Bashari në zërat e pakta publike kundër tij filloi të përdorte mjetet shtypëse duke i dhënë regjimit të tij identitetin autoritar. Fatkeqësisht mbas fillimit të protestave të ndodhura si pasojë e erës së ndryshimeve që solli Pranvera Arabe të cilat në Siri u kthyen në një luftë nga më të përgjakshmet opozita siriane kurrë nuk ka qenë një zë i vetëm por e ndarë në disa zëra e formacione ku ka spikatur lufta ndërmjet tyre e formacioneve antiregjim me pikpamje fondamentaliste si Alnusra me ISIS.

Këta të fundit një përbindësh i krijuar për të goditur rëndë imazhin dhe mesazhin e mbrekullueshëm të fesë Islame por që nuk ja arritën kurrë, mbasi është e pamundur ta arrijë dikush këtë.

Në këtë kohë qysh prej 17 Marsit 2011 regjimit sirian kurrë nuk i ka munguar mbështetja e ndihma qoftë edhe ajo luftarake e Rusisë dhe Iranit, ndihmë e cila ka bërë që në Siri të jetohet një dramë e madhe njerëzore.Pamundësia e bashkëveprimit të opozitarëve ushtarak sirianë kundër regjimit dhe marrëveshja e arritur mes regjimit dhe disa grupeve të armatosura me ndërmjetësimin e Rusisë, bënë që një numër i madh i qyteteve të kalojnë në duart e regjimit pa luftuar fare. Ndërkaq një dimension tjetër i zhvillimeve në jug të Sirisë është edhe tensionimi mes Izraelit dhe Iranit. Mbetet ende për të pritur se si do të përfundojë Pranvera Arabe në Sirinë e përgjakur.

Ato çfarë nuk mendoheshin përpara se të fillonte Pranvera Arabe  por tashmë janë realitet  në këtë rajon:

Rritja në ekstrem e luftës midis sunitëve dhe shiitve.

Rritja e rolit të Iranit, askujt nuk ja merrte mendja se roli i Iranit i cili për shkak të politikave të tija nukleare ishte i përjashtuar nga diskutimet dhe vendimmarrja në këtë rajon.Ndodhi që sot  të mos mendohet se mund të arrihet një marrëveshje në Siri pa dakordësimin e tij.

Fituan kurdët e Irakut.Tashmë kurdët kanë himnin kombëtar dhe ushtrinë e tyre, madje kanë filluar të thurin edhe ëndrrën për një shtet të tyre. Kurdët të cilët jetojnë në zonën veriore e tejet të pasur me naftë në Irak mbas Pranverës Arabe filluan të kenë marëdhënie të pavarura ekonomike me fqinjin e fuqishëm Turqinë.

Të drejtat e grave? Fatkeqësishtë gratë të cilat mbështetën me prezencën e tyre në mënyrën më të guximshme Pranverën Arabe, sot kanë më pak të drejta dhe janë më shumë se më parë të shtypura.

Roli i rrjeteve sociale, doli në pah se ndjekja dhe ndikimi i tyre ka rëndësi të jashtëzakonshme dhe impakt të drejtë për drejtë në dinamikën  e zhvillimeve të vende të ndryshme dhe botë.

About Post Author