Çfarë je…!?Zymer H.Haliti 


Je si një lule që çelë ke
në një kopsht diku në oazë
së largu me aromë më dehë
s’gjej dot të them asnjë frazë.

Gjethet tua tani të zverdhuar
ikin rrugëve e fushave hirësi
shumë ndihem i përmalluar
për ty lule që ngele në largësi.

Do të vie sërish pranvera
ti do të çelësh atje në largësi
s’di a do jem afër si ahera
kur aroma jote më dha lumturi.

Shumë lule çelin e vyshkën
nëpër maje të largëta në lartësi
ato kanë një; diellin e dritën
parfumi i tyre ndjell dashuri.

Pyes vetën:Çfarë lule je ti?
që më magjepse në çastin e parë
dikush të quajti me emër;Lulevjollcë
e unë i mahnitur mbeta ziliqar…!