Eh, moj femer qendruar ne vite
e paster si kristal,
Të shkruash per ty, netet nuk mjaftojnë
kur nje zemer te ndjen me afer
pse mundohesh te shkosh me larg..!?
Bregdetesh, ku syri I njeriut s’te shikon..
****************************************
Ju pelqen vetmia, kesaj jete te veshtire
Larg syve te njerzve, hipokrite
do ndjeheshit e çilter me e lire..
Kini te drejte te thoni keshtu..!?
Cila eshte femer me mire e di..
Pa elementin e rralle femer
asnje reaksion zinxhir nuk do zberthehej
Femra eshte jeta, gjithmonë e verteta
Pa femren a do egzistonte, dashuria ..!?
Primaria e krijimit te nje familje te shendoshe
Bota pa te do ishte e verber, nje erresire..
Ku ererat e nxehta Sahariane
do ta digjnin globin, per te bere drite
Femra eshte dhurata me e shenjte
ardhur prej Zotit, ne krahet e tua o njeri..
Tregoje vehten burre, para saj, sa vlen
perkushtoju çdo moment, mbaje si princesh
dili Zot ne çdo rrethane,
diteve me diell, ne shi apo me rrebesh..
Kujdesu, mbaje prane, shikoje ne sy
Zemren do te dhuroje
…..dhe ç’ ka tjeter ne shpirt..!!
Gruaja eshte nje shenjteri…
Nje yll te ndriçon udhen
ku do ecesh o njeri..!!
Eshte burimi me I madh jetesor
me ate jeta merr kuptimin e plote
Pa gruan jeta do ishte, nje qiell I ngrysur
pa henen dhe yjet..
Gruaja ngelet mister i vertete..!?
Kush mund ta zbuloje, me delikatese
gjen lumturine ne jete..
Çfare nuk eshte nje grua..!?
Kur duhet te rrish nje nate dimri,
te shkruash portretin e saj
ne tregime, novela, apo romane..
Prandaj….Duhet ruajtur, te kujdeseni,
kushtojuni me shpirt, dashurojeni
Ajo do jete e juaja, deri ne perjetesi
Ka lindur te dhuroje dashuri..
Ah, moj mike nuk te harroj
dhe pse vitet iken, nje nga njè
si trokthet e kuajve neper nete
Ju ngelet vetvetja,
su bete lepitke tu vishnin te tjere..
Por ngjasoni me nje grua me vlera
Jini nje reze dielli, ne gjirin e miqesise
Me flladin qe sjell pranvera
ardhur prej gjithesise…
Çfare nuk eshte nje grua,
Para syve tanë….!?
Kur boten e mbart ne krah..!!
Si nje femije vocrak, e perkedhel
Nuk do tja dije, eshte dimer apo vere…