Çfarë po hamë?Bilbil Murataj


ÇFARË PO HAMË?

Ku po shkon njerëzimi,

Kush e di, të më thojë,

Çfarë po prodhohet,

Çfarë futim në gojë!

@

Vete e blen patate,

Pa një pikë shije,

Tamam si një rrush,

Që piqet në hije

@

E blen patllixhanin,

Të del kastravec,

Vete e blen karrotë,

Del në shije spec

@

Vete e blen shalqi,

Me lëkurë lëmuar,

Pa pikë shije del,

Me kungull shartuar

@

Vete e merr domate,

Flakë e kuqe jashtë,

Brenda e jeshiltë,

Është sikur ha kashtë

@

Në darkë kastraveci

Si lule e thatë,

Shikon në mëngjes

Dy pëllëmbë i gjatë …

@

Nuk dimë çfarë hamë,

Afate e skadenca,

Se kemi hormone,

Të na rrojë shkenca …

@

Djathi, gjalpi, gjiza,

S’dalin nga bulmeti,

S’i prodhon më fshati,

I prodhon qyteti …

@

Ndaj dhe shteti hesht,

I kalon urtë e butë,

Se kosi prodhohet

Me shurrë e me mut

@

Për bulmet kanë dalë

Shumë stile të reja,

Të rrojë qumështi pluhur

Edhe niseshteja …

@

S’shohim më kope

Me dhën e me dhi,

Çdo gjë sot e gjejmë

Në tregun e zi

@

Të dala prej rrushit

Raki edhe verë,

Me afat skadence,

Bija në një derë

@

Që nga lashtësia

Prejardhjen e kanë,

Sa më të vjetra,

Më të mira janë

@

Ja, erdhi kjo kohë,

Që njeriu s’e priti,

Po qe se nuk pihen,

Skadojnë pas një viti

@

Dhe pula shqerake

Shumë shpejt u rrit,

Që ta çosh në tavë

Do veç dyzetë ditë

@

Për derrin e viçin,

Lere se çfarë thonë,

Pa mbushur një vit,

Peshojnë një ton …

@

Qëngji edhe keci

Janë më me fat,

S’duan shumë mundime,

Një dorë koncetrat …

@

Ndaj hani e pini

E mos kini frikë,

Se njëlloj janë bërë

Shkencë e politikë

@

Ndaj jeta u bë

Sot kaq e pavlerë,

Se shkenca ja bëri

Topin mu në derë …