Çfarë po mendoj?!! Hmm!-Ilmi Cani


Çfarë po mendoj?!! Hmm!

Tollovi në ekstrem.

Trusen mendimet, në trurin e lodhur.

I lodhur tejet.

Ç ‘ bën mosha?!

Ç’ bën koha?!

Mosha po rritet

Jeta po soset.

Mësyjnë mendimet, trusur në shteg.

Trusur e trazuar, nguroset.

Tej gjejnë një breg

Mendimi, shpirti; t’ mos leroset.

Lerosur është koha,

Ku shpirti përdhoset.

Koha, ku jam unë, ku je ti.

Koha që bëmë e s’ e bëmë.

Jerm, Jerm a s’di se si.

Zhvillimi e shthurja–gjëmë.

Koha në limit, në limit, durimi.

Heu bre njeri; ku je?!

Kjo kohë Zhvillimi e zvetënimi

Në ç’ kohë je e ç’ fytyrë, ke?!

Ilmi Cani.