Cfarë tha moderatorja Jona Spahiu për largimin nga “Kosherja”?


Ndjekësit e bukuroshes janë bërë kurioz dhe e kanë pyetur se përse u largua nga moderimi i spektaklit të humorit. “Zgjodha mos të jem më në Koshere sepse kam plane të tjera në jetë dhe biznes. Ishte një përvojë e bukur dhe argëtuese por kaq! Ky sdo të ishte emisioni im i jetës. Faleminderit për fjalët e bukura, skam nevojë të jem në Tv që tju kem në zemër.” –kështu është shprehur ajo. Jona Spahiu ka spikatur në ekran për unicitetin e saj në stil dhe ëmbëlsinë që transmeton. Së fundmi produksioni i spektaklit ka njoftuar pjesëmarrjen e blogeres Sarah Berisha si moderatore.

Nga Hortenca Alimucaj