Cfarë tha regjisori i Big Brother Vip për reagimet e publikut kundrejt fituesit ?


Eduart Grishaj , regjisori i Big Brother Vip , në një intervistë ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ka folur për sfidat e spektaklit që mori përmasa të jashtëzakonshme. Midis të tjerash regjisori tregon se në natën finale kanë qenë 5 regji , lidhja në kohë reale e asaj mbrëmjeje ishte një risi vizuale , e pa ndodhur më herët në televizionet tona. “Kjo ishte sfida më e madhe televizive për mua, kam rënë 6 kilogram”- shprehet ai. Në lidhje me kundërshtimin e vendimit Eduarti përmendi : “ Të gjithë konkurrentët kanë dalë të fituar , kanë dalë me dinjitet, në asnjë spektakël tjetër edhe në botë nuk ka ndodhur të marrin kaq shumë suport nga produksioni  duke përfshirë shtëpinë dhe mundësitë e punës. Nuk njoh ndonjë shqiptar të pranojë humbjen , ne jemi mësuar me këtë gjë.”

Nga Hortenca Alimucaj