Çfarë u bë me zogun nënë-Eleni Birçaj


Eleni Birçaj

Nga foleja në degët e pemës

zogjtë e vegjël cicëronin

po kërkonin zogun mëmë

që s’u kthye atë mbrëmje atje.

Ku të kishe shkuar vallë?

Çfarë të kishte pësuar?!

Ishte larguar me dëshirë,

o e pat përpirë skifteri?!

Si i brakti vocërrakët

që i donte aq shumë

i mbulonte ,me krahët e ngrohtë,

i mbronte nga çdo furtunë.

Çfarë u bë me vocërrakët

s’mora vesh kurrë?

Çfarë u bë me zogun nënë

u kthye ,o ndoshta kurrë?!