Cicërima e zogjve
Krah për krahë ecij me ëndrrën
Ta dëgjoj më mirë këngën
Të shoh zogjtë si cicërojnë
Të shohë fëmijët si gëzojnë.
Ku dhe gjethet bëhen lule
Ku nata kthehet në ditë
Ku dhe lisat
lëshojnë sytha.
Atje janë gjithë bukuritë
Ku vala e detit lëshon dallgë
Si pulëbardhë do të notoj
Do hedh spirancat në dete.
Nuk di gjë Ku do më cojë
Ku besimi të ngroh zemrën
Qielli ska më as një
re.
Yjet si xixëllonja shndrijnë
Tokë moj tokë cfare forca ke.
