Çiftelia e Ndues-Poezi nga Vladimir Muça


(Ndue Shytit)

Sot, në turbofolkun e ri

Çiftelia e Ndues qan;

Majat e pishave

E gjethet e lisave

Prej agut dridhen.

Gishtat e Bjeshkëve të Namuna

Në humnera thyhen.

Çiftelia e Ndues qan,

Vetëm dielli, hëna, ujvarat

E shuajn vain e 100 çiftelive.

Çiftelia e Ndues qan,

Si vajtojsat qan dhimbshëm,

E shpirti im

Turrshëm bëzan.

TË KËQIJAT E EMIGRIMIT

Emërin e pagëzimit

M’a ndryn skutave t’harresës;

Me emër të ri nëna s’më njohu,

Loti u shkërmoq si bulëza e vesës,

Gjaku trupin më s’ma ngrohu.

Kur t’ja behë tërmeti,

Çati e mure të shkund,

Djepin ku piva sisën

A do e gjej vallë ndokund.

Në se shtamën m’a thyejnë,

E etjen skam ku ta shuaj,

Ç’tu them, ç’tu them fëmijëve

Me gjuhën e amëshuar!…

ERËRAT E SHPIRTIT

Duart e rrugnajës

Drejt vendlindjes

Më bjerrin gjithnji.

Syri i rrugës kthimit

Qepallat lëvrin.

Erëlindja si tatataaa më thërret,

Këpucët e saja

M’a shqyen

Derën e trurit